Etika dhe Sjellja e Biznesit

Funksionimi dhe reputacioni i suksesshëm i kompanisë tonë është i bazuar në parimet e sjelljes së drejtë dhe sjelljes etike të punonjësve tanë. Reputacioni ynë për integritet dhe përsosmëri kërkon respektimin e kujdesshëm të gjithë dispozitave ligjerore dhe rregulloreve në fuqi, si dhe një respekt të përpiktë për standardet më të larta të sjelljes dhe integritetit personal.

TELEX SHPK do të veprojë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi si dhe do të sigurohet nëpërmjet instrumentave të përcaktuara në rregulloren e brëndshme dhe trajnimeve periodike që çdo drejtues, supervisor dhe punonjës i tij të sillet në ambjentet e punës në mënyrë etike dhe bashkëpunuese si dhe ti përmbahen cdo sjellje të paligjshme dhe të pandershme.

Pajtueshmëria me këtë politikë të etikës dhe sjelljes është përgjegjësi e çdo punonjësi të TELEX-it. Mosrespektimi ose shkelja e këtij standardi të etikës dhe mund të çojë në masa disiplinore, deri në përfundimin e mundshëm të punës.