Telex është një kompani e cila operon prej 4 vitesh në industrinë e telemarketingut. E pozicionuar në qendër të qytetit, me qëllimin e rekrutimit të sa më shumë profesionisteve, për tu rritur dita ditës dhe për të ofruar një mjedis pune bashkëkohor, dinamik, të këndshem dhe produktiv.
Telex ofron shërbime të ndryshme për kompanitë më të mëdha botërore si shërbime inbound, outbound, data entry, mail marketing etj. Stafi ynë i kualifikuar i jep një shërbim ekselekt kompanive bashkëpunuese duke sjellë pranë klientëve të tyre, një shërbim i cili çdo vit vlerësohet me 5 yje. Kjo i jep siguri punonjësve tanë për të ofruar garanci në punë të vazhdueshme dhe rritje profesionale si dhe në karrierë pranë kompanisë tonë.
Telex është një kompani e cila operon prej 4 vjetesh në industrinë e telemarketingut. E pozicionuar në qendër të qytetit, me qëllimin e rekrutimit të sa më shumë profesionisteve, për tu rritur dita ditës dhe për të ofruar një mjedis pune bashkëkohor, dinamik, të këndshem dhe produktiv.
Prej vitesh nxisim në rritjen e punësimit të të rinjve duke krijuar panaire me dyer te hapura pranë zyrave tona, ku potenciali i ri, mund të vizitoj dhe të njoh nga afer punën dhe proceset e saj.
Telex ofron kontrata të rregullta për çdo punëmarrës, konform ligjeve të shtetit shqiptar dhe kodit të punës.
Ne në Telex, përpiqemi të forcojmë bashkëpunimin në grup edhe jashtë orareve të punës duke organizuar udhetime të shkurtra ose fundjava jashtë kryeqytetit, me departamente të ndryshme. Kjo na ka forcuar dhe na ka rritur si një familje ndaj vleresojmë edhe kohën e lirë së bashku, pasi kjo na bënë më të veçantë.
Zotërojmë një staf të dedikuar, të trajnuar më së miri për të ofruar një shërbim ekselent të kujdesit ndaj klientit.
Skuadra jonë e agjentëve telefonike të shitjeve menaxhon " cold calls" në mënyre që të gjithe ata klientë të mundshëm të arrijnë të informohen përsa i përket produkteve apo shërbimeve të ndryshme.
Shtim dhe përpunim të dhënash në databazë, paketat office etj
Krijimi dhe mirëmbajtja e fushatave Pay per Click(PPC), Social Media Management
Telex ofron ndër të tjera dhe shërbimin e mail marketing.
Telex ofron zgjidhje për mirëmbajtje të të dhënave, kontabilitet dhe shërbime IT.
Telex është në kërkim të agjentëve telefonik me eksperiencë për gjuhët: Italisht, Spanjisht dhe Frengjisht.
Telex është në kërkim të menaxher grupi me eksperiencë për gjuhët: Italisht, Spanjisht dhe Frengjisht.